Deputetja e PDK-së Blerta Deliu Kodra, në seancën e mbajtur për krizën energjetike ka folur rreth krizës, që e ka përfshirë vendin sa i përket energjisë, raporton InLajmi.
Deliu ka fajësuar kryeministrin Kurti, të cilin e quan “kryeministër të paaftë” për t’i menaxhuar këto kriza.
Sipas Deliut, kjo qeveri ka fjalë shumë e punë pak, pasi nuk po i merr parasysh hallet e qytetarëve.
Ajo ia rikujton kryeministrit Kurti, që kur ka qenë në opozitë i ka fajësuar qeveritë e tjera për ngritje të çmimit të energjisë elekrike, kurse sot qytetarët kanë 2 zgjidhje ose të kursejnë rrymën ose të të paguajnë ngritjen e çmimit të energjisë elektirike.
Madje ajo i thotë Kurtit që duhet t’i mbështetni qytetarët jo vetëm kur jeni në opozitë por edhe tani që jeni në pozitë e i keni numrat dhe mundësi për t’i mbeshtetur ata.
Deliu thekson se në fshatra por edhe në lagje të komunave ka reduktime të gjata të rrymës elekrike e këtë e quan diskriminim.
Sipas Deliut, qeveria i ka braktisur qytetarët dhe pazotësia e kryeministrit po e thellon krizën në Kosovë. /InLajmi/