Këngëtari mjaft i dashur për publikun, Betim Alihajdari është duke punuar në një projekt të ri muzikor, shkruan InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije vet këngëtari në një prononcim për Gazetën InLajmi, teksa ka dhënë detaje rreth këtij projekti.
“Jam duke punuar në një projekt të ri muzikor që besoj se do të lansohet diku ka mesi i janarit. Kënga titullohet “Një letër”, baladë që flet për një ish të dashur e cila martohet. Pra, një personit i shkon një ftesë, e aty e merr vesh se po martohet ish e dashura e tij, të cilën e deshi shumë”,ka treguar Alihajdari.
Tekstin e këngës e ka shkruar Arjeta Gashi, muzikën e ka bërë Besim Gashi, derisa orkestrimin DuoBass.
Ndryshe, kënga e tij e fundit është “Gurbeti”. /InLajmi/