Policia e Kosovës, ka njoftuar së në fshatin Raushiq të Pejës, është sulmuar një veturë gjatë kohës kur ishte në lëvizje, përcjell InLajmi.
Në veturën që po lëvizte ishin 2 persona, ndërsa është goditur me një breshëri plumbash.
Ndërsa si pasoj e kësaj, njëri nga personat që gjendeshin në automjet ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, kurse tjetri është dërguar në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin ku ka ndodhur ngjarja është konfiskuar një karikator me 10 fishekë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Policia.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
2 viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/