Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë me koronavirus 168 qytetarë, si dhe kanë humbur jetë 7 pacientë.
Kështu numri i qytetarëve të infektuar që nga fillimi i pandemiaë ka shkuar në 207.877, ndërsa ai i viktimave në 3.201.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinat anti-Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet, transmeton Top Channel.
Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2241 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 168 qytetarë, në këto bashki: 83 në Tiranë, 10 në Durrës, nga 8 qytetarë në Fier, Lushnje, Vlorë, Sarandë, 6 në Gramsh, 5 në Përmet, nga 3 qytetarë në Lezhë, Vorë, Mallakastër, Himarë, nga 2 qytetarë në Berat, Gjirokastër, Dibër, Kavajë, Kukës, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Mirditë, Kurbin, Divjakë, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.