Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Hollger Pedersen në Prishtinë është ndalur një automjet i cili është kontrolluar, dhe në trupin e shoferit janë gjtur 19 qese me subsanca narkotike, përcjell InLajmi.
Shoferi i automjetit ka bërë të ditur se qeset e subsancave narkotike i ka blerë nga një djalë tjetër, dhe policia ka bërë bastisjen e shtëpisë se të dyshuarit të 2-të, ku është konfiskuar një armë zjarri me 3 fishekë.
Policia ne njëftim ka bërë të ditur se 2 të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovë:
Rr. Hollger Pedersen, Prishtinë 26.12.2021 – 20:31.Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit në trupin e shoferi mashkull kosovar janë gjetur 19-të qese me substancë të dyshuar narkotike Marihuanë. Sipas tij substancën e ka blerë nga i dyshuari mashkull kosovar. Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të 2-të dhe është konfiskuar në armë zjarri me 3 fishekë. 2 të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /InLajmi/