Rastet e para me variantin Omicron në vendin tonë janë paraqitur mbrëmë, përcjell InLajmi.
Infektologu, Izet Sadiku, ka reaguar pas paraqitjes së rasteve të para më variantin e ri Omicron në Kosovë.
Ai ka thënë së që nga paraqitja e variantit Omicron në Evropë shumë vende kanë shënuar rritje të mëdha të rasteve, edhe pse ka pas të vaksinuar.
Sadiku po ashtu tha se ka qenë e ditur se edhe Kosova do të preket me variantin Omicron, ndërsa në theks të veçantë ka bërë thirrje që të respektohen masat dhe të vaksinohemi.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Omicron!
Që nga Nëntori kur janë paraqitjur rastet e para me Omicron, është vrejtur një rritje e shpejt e rasteve të reja me COVID-19 në shumë vende të botës.
Shumë vende e europiane kanë shënuar rritje të madhe të rasteve edhe pse kanë pasur numër të lartë të vaksinuarëve.
Është ditur së edhe Kosova nuk do të jetë imune ndaj Omicron -it,dhe në analizat e fundit të IKSHP l-së ka rezultuar së nga 15 dhjetori kemi edhe rastet e para të regjistruara me variantin Omicron në Kosovë.
Me qëllim që situata të jetë nën kontrollë duke ditur se varianti Omicron përhapet shumë më shpejt së varianten tjera duhet që;
🦠Të respektohen strikt masat e propozuara nga Qeveria, të cilat shpesh nuk janë respektuar,
🦠Të vazhdohet me vaksinim të popullësisë, sepse kohëve të fundit kemi pasur ramje të numrin të vaskinuarëve.
Vaksina është masa kryesore për mbrojtje nga Covid-19. /InLajmi/