
Një grup qytetarësh protestojnë kundër reduktimeve të rrymës dhe kërkojnë shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ose të mos ketë reduktime të energjisë elektrike, raporton InLajmi.


Ata kanë dalë para objektit të KEDS-it, me disa pankarta në dorë ku shkruhet ‘’KEDS t’i kthehet Kosovës’’.
Kriza me energji elektrike në vend, po paraqet një shqetësim mjaft të madh për qytetarët e Kosovës.
Tutje ministrja Rizvanolli ditë më parë deklaroi se rryma elektrike është lluks, qytetarët që po protestojnë ndihen duke thënë se ‘’Rryma nuk është lluks’’./InLajmi/
