Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një banese në Komunën e Klinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një banese ku banonte. Të gjitha njësitet e nevojshme të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet”, ka thënë Gashi, për lajmi.net.
Ai ka thënë se ende nuk dihen arsyet e vdekjes së personit në fjalë, ndërsa ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar për obduksion.