Një nga mediat në vend ka raportuar këto ditë që në orët e mbrëmjes disa drita të qeverisë kanë qenë të ndezura, derisa vendi po përballet me energji elektrike, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë ka reaguar, ministri i Financave, Hekuran Murati.
Murati i është përgjigjur duke thënë së po dikush po punon, e ata që po punojnë pas orarit sipas tij janë një pjesë e stafit të thesarit.
Ministri ka thënë se po punohet për të siguruar shtesat për fëmijë dhe pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri.
Por derisa ai ka treguar arsyen e ndezjes së dritave në Qeveri gjatë orëve të vona, ai po ashtu ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.
Postimi i plotë i tij:
Po, punon dikush!
Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri.
Ju lutem kursejeni energjinë elektrike! /InLajmi/

















