Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili kishte fajësuar qeveritë e kaluara për krizën energjetike, përcjell InLajmi.
Tahiri ka thënë se qeveritë janë për të zgjidhur problemet, sepse për kryer këto punë janë votuar, dhe jo të fajësojnë qeveritë e kaluara.
Kujtojmë se Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes është shprehur se fajtor për krizën energjetikë janë qeveritë e kaluara e kanë lënë Kosovës në terr dhe të papërgatitur për sfidat e shekullit XXI.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Qeverite jane per te zgjidhur problemet sepse per kete pune kane marre votat, dhe jo per te fajesuar qeverite e kaluara. /InLajmi/
