Oda e Farmacistëve të Kosovë ka reaguar pas që brenda një nate në Suharekë janë thyer 3 barnatore të ndryshme, përcjell InLajmi.
Nga Oda e Farmacistëve kanë thënë se me shqetësim kanë pranuar lajmin për këto thyrje si dhe për vjedhje.
Nga kjo Odë gjithashtu kanë shkruar se shpresojnë që organet kompetente do të marrin të gjitha masat e duhura që keqbërësit të zbulohen, ku gjithashtu kanë bërë thirrje farmacistëve që të kenë kujdesë të shtuar në këto ditë festë.
Reagimi i plotë i Odës së Farmacistëve të Kosovës:
Të papranueshme rastet e thyerjeve dhe vjedhjeve te barnatoreve ne Suharekë

Oda e Farmacistëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për thyerjen dhe vjedhjen e tri barnatoreve në Suharekë. Rasti ka ndodhur brenda një nate dhe shihet si një rast i sinkronizuar i sulmit ndaj barnatoreve Ëit pen, Vjosa pharm dhe Green pharmacy.
Shpresojmë dhe besojmë se organet kompetente do të marrin të gjitha masat e duhura që keqbërësit të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë, ndërkohë ftojmë të gjithë farmacistët të kenë kujdes në këto ditë feste dhe të marrin masa mbojtëse ndaj sulmeve eventuale. /InLajmi/