Manchester United kryeson garën për shërbimet e talentit të Bajer Leverkuzenit Florian Virtz.
Futbollisti 18-vjeçar konsiderohet si një nga lojtarët më me potencial të brezit të tij dhe e bëri debutimin në Bundesligë në ditëlindjen e 17. Vlera e kartonit të tij shkon në 60 milionë paund.
Ai gjithashtu ka luajtur me përfaqësuesen e Gjermanisë dhe trajneri i “Djajve të kuq” Ralf Rangnik kërkon që ta ketë në ekip futbollistin. Por në garë për shërbimet e të riut janë edhe disa klube të tjera me potencial në Europë, përcjell KlanTv.
Virtz është një mesfushor me tipare sulmuese dhe për teknikun gjerman transferimi i tij do të sjellë një tjetër problem, duke qenë se tashmë Bruno Fernandes luan në atë rol. Kontrata e Virtz me Leverkusenin përfundon në vitin 2026. Juanjtid do të tentojë një akord në merkaton e janarit, e nëse nuk ia del do të riprovojë në verë.