Një shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajit mbrëmë është përfshirë nga zjarri, nga ku dhe ka pësuar lëndime trupore një fëmijë 3 vjeçar.
Pas ndihmës së dhënë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ai është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.
Gjendja e trevjeçarit që nga fillimi ka qenë e rëndë.
Se gjendja shëndetësore e tij po vazhdon të jetë e tillë, Klankosova.tv e ka konfirmuar anesteziologjia, Dafina Rashica.
“Gjendja e tij është akoma e rëndë, djegia në mbi 75% të sipërfaqes së trupit e bën gjendjen të tillë”, u shpreh ajo.