Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Ferizaj ka ndodhur një incident ku një shtëpi është përfshi nga zjarri. Nga flakët lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 3-vjeçar, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, fëmiju ishte brenda në dhomë në momentin kur kishte shpërthyer zjarri dhe nga zjarri i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Është raportuar se pasi zjarri ka kapluar një shtëpi aty brenda në një dhomë ishte një fëmijë tre vjeç i lënduar nga tymi dhe flaka. Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Rasti nën hetime.
Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te incidenti me zjarr. /InLajmi/