2persona humbën jetën nga COVID këtë të shtunë në vendin tonë, një qytetar nga Kruja 66 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 79 vjeç.
Janë 5,220 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 300 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,133 që nga fillimi i epidemisë, shkruan TCH.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së 2-të.