Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar së fundmi pas lajmeve të fundit se Serbia po vazhdon të armatoset nga Rusia, përcjell InLajmi.
Sipas Velajt, kjo blerje e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiq e rrezikon paqen tonë në rajon.
“Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjeti i Rusisë për të rivendosur sferat e influencës kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë”,ka thënë ai.
Në fund Vela ka thënë se duhet të sanksionohen këto blerje ushtarake të Serbisë.
Postimi i plotë i tij:
Blerja e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiq rrezikon më tej paqen në rajonin tonë.
Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjeti i Rusisë për të rivendosur sferat e influencës kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë.
Si e tillë, blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen. /InLajmi/