Gjendja e punëtorit të KEDS-it, i cili u lëndua sot nga një shpërthim, është jashtë rrezikut për jetë, por pacienti ka lëndime serioze.
Këtë e bëri të ditur Nerxhivane Halimi, kujdestare në Qendrën Emergjente
“Rreth orës 13:50 na ka ardhur një pacient me djegie. Pacienti është duke u trajtuar ende dhe po vazhdon trajtimin në Kirurgjinë Plastike. Lëndimet janë serioze, mirëpo është jashtë rrezikut përjetë”,tha mjekja kujdestare, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe, një punëtor i KEDS-it u lëndua sot gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana.
“Gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV. Si pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca që punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë”,ka bërë të ditur KEDS.