Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë për mediat serbe ku ka folur rreth çështjeve të ndryshme, mes të cilave edhe djegies së flamurit serb gjatë vizitës së tij në Tiranë në kuadër të nismës “Open Balkan”.
Sipas Vuçiq, djegia e flamujve të tjerë është akt i paqytetëruar, duke kërkuar që mos ta detyrojnë të flasë se në çfarë presioni gjendet Rama për këtë ngjarje.
“Është e paqytetëruar të digjen flamujt e të tjerëve. Ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Të mos ju them se në çfarë presioni është Rama për këtë. Unë dua që ne të shtyjmë njëri-tjetrin për këtë nismë. Është projekti më i madh i paqes për të cilën Ballkani ka punuar ndonjëherë. Dhe unë besoj se “Ballkani i Hapur” mund të jetë një makineri për rritjen dhe zhvillimin e të gjithë Evropës. “Ballkani i hapur” është lufta jonë për të pasur të drejtën për të pasur një të ardhme që ne e vendosim vetë”,tha Vuçiç, përcjell Top Chanel
Kujtojmë se gjatë vizitës së Vuçiq në Tiranë, Sali Berisha kishte thirrur një protestë dhe mbështetësit e tij kanë arritur të ngjiten në shtylla për të marrë flamujt serb dhe i vunë flakën për të treguar se janë kundër Serbisë dhe kundër nismës së Ballkanit të Hapur.