Shumë fishekzjarre krijojnë shkreptima të ndryshme drite nga djegia e barutit, një përzierje qymyri apo sheqeri, nitrat kaliumi dhe squfuri, shkruan InLajmi.
Qymyri është lënda djegëse kurse nitrati siguron oksigjenin, ndërsa squfuri bën reaksion të qëndrueshëm.
Ngjyrat e fishekzjarrëve krijohen nga grimca lëndësh të tjera kimike që i shtohen përzierjes.
Kripërat e litiumit digjen me ngjyrë të kuqe.
Kripërat e kalciumit digjen me ngjyrë portokalli.
Përbërësit e bakrit digjen me ngjyrë blu.
Komponentët e bariumit digjen me ngjyrë të gjelbër.
Përzierja e stronciumit dhe e komponentëve të bakrit digjen me ngjyrë vjollce.
Dihet se përdorimi jo i duhur i fishekzjarrëve mund të jetë i rrezikshëm, si për personin që i drejton ato (rreziku i djegieve dhe plagëve) ashtu edhe për kalimtarët; përveç kësaj, ato mund të ndezin zjarre pasi të ulen në materiale të ndezshme. Për këtë arsye, përdorimi i fishekzjarrëve në përgjithësi është i kufizuar ligjërisht.
Fishekzjarret janë gjithashtu një problem për kafshët shtëpiake dhe të egra, të cilat mund të tremben nga zhurma e tyre, duke i bërë ato të ikin, shpesh në rrezik, ose të lëndojnë veten në gardhe ose në mënyra të tjera në përpjekje për të shpëtuar. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel