Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht faktori ndërkombëtarë që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duhet të ndikojnë më shumë në Prishtinën zyrtare në mënyrë që të kthehet në tryezën e bisedimeve, tha kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.
“Nëse flasim për marrëveshjen e Brukselit, ajo duhet të realizohet. Unë nuk shoh alternativë tjetër. Nëse duam të negociojmë një marrëveshje tjetër për normalizimin, fillimisht duhet të zbatojmë të parën”, tha Brnabiq.
Brnabiq tutje theksoi se kjo është një marrëveshje ndërkombëtare, garantues i së cilës është BE-ja dhe duhet të zbatohet, gjegjësisht Prishtina duhet të formojë Asociacionin e Komunave Serbe”, raporton N1.
Ajo vlerësoi se gjendja ekonomike në Kosovë nuk mund të përmirësohet derisa të arrihet një marrëveshje afatgjatë e qëndrueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Telegrafi
“Nëse Albin Kurti interesohet vërtet për punën, cilësinë e jetës dhe perspektivën e të rinjve, atëherë dialogu me Beogradin duhet të jetë i pari. Ai mendon se kjo është një punë e kryer dhe se Kosova është e pavarur. Ai është një fanatik ideologjik”,ka thënë Brnabiq.