Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhë një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin Lluzhan, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, në këtë aksident ka qenë i përfshirë një autobus dhe një veturë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person.
I lënduari është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QMF në Podujevë. /InLajmi/