Bukuria e kësaj luleje është e pakalueshme, besoni apo jo, një lloj i saj i veçantë arrin të zhvillohet edhe në banjë.
Banja shpesh është hapësirë e lagësht, nëse ka mjaft dritë, në të mund të vendosim orkide.
Orkideja e vogël (Phalaenopsis) – këtyre luleve u nevojitet mjaft dritë, por jo drejtpërdrejt nga jugu; për to dritarja ideale është nga lindja.
Nëse nuk ka dritë të mjaftueshme, fletët do të bëhen të errëta dhe nuk do të lulëzojë. Nëse është ashtu, gjeni asaj pozitë më të mirë, vendoseni afër dritës, mirëpo assesi drejtpërdrejtë nga jugu!
Këto lule duan nxehtësinë dhe hapësirat e lagështa, ndërkaq ngrohja qendrore e than ajrin. Për këtë shkak, nëse keni në banjë mjaft dritë – është vendi ideal për këto lule.
Nuk duan temperatura oscilusese, ndryshime të vrullshme, shkujin, ndërkaq rimbjellja i shkakton stres.
Një herë në dy vjet është mirë ta rimbillni, mirëpo gjithmonë në substrat për orkide (lëvorja e plotë e drurit) madje pas lulëzimit.
Duhet ujitur kur rrënjët ajrore të marrin ngjyrë të hirtë, më së miri është që të ujitet dhe të kullohet mirë, transmeton Telegrafi.
Gjatë kohës së lulëzimit mos i ushqeni – më gjatë do të lulëzojnë.