Presidentja, Vjosa Osmani për festën e Krishlindjes është rikthyer në Kampin Bondsteel, përcjell InLajmi.
Në këtë rast Osmani ka marrë pjesë në darkë së bashku e ushtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera që shërbejnë në Kosovë.
Ajo gjithashtu ka shkruar se ushtarët për festat e fundvitit janë larg shtëpisë dhe larg familjeve të tyre, dhe se ishim aty për t’ju përcjellur lumturi e mirënjohje për kontributin e tyre.
Presidentja Osmani ka shkruar se ju uron të gjithë ushtarëve që shërbejnë në Kosovë, faleminderit dhe urime festa.
Postimi i plotë i saj:
Sot në prag të Krishtlindjes u riktheva në Kampin Bondsteel për drekën e përbashkët me ushtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera që shërbejnë në Kosovë.
Duke qenë se festat e fundvitit i gjejnë ata larg shtëpisë dhe larg familjeve të tyre, ishim aty me qëllim që t’ju përcjellim miqësinë e mirënjohjen tonë për kontributin e tyre.
Të gjithë ushtarëve që shërbejnë në Kosovë, faleminderit dhe urime festat! /InLajmi/