Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë seancës të mbajtur sot ka thënë se po hasë në disa probleme teknike, raporton InLajmi.
Madje tha se po i nevojiten disa rregullime, pasi që edhe mikrofonat e deputetëve nuk po funksionojnë.
Po me sa duket, deputetja e Kuvendit, Ganimete Musliu, nuk kishte probleme me mikrofonin dhe nuk hezitoj t’i ofrojë ndihmë Konjufcës.
Musliu e mori fjalën, dhe iu drejtua Konjufcës, duke qeshur me pyetjen ta udhëheqin bashkë seancën pasi mikrofoni i saj po funksiononte.
“Mikrofoni jem po bon kryetar. A e udhëheqim bashkë seancën”, tha Musliu. /InLajmi/