Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur konferencën për medie gjatë të cilës ka shpalosur gjetjet e hulumtimit “Korrupsioni Copy&Paste në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, ku janë vlerësuar rreziqet nga investimet kapitale në rajon, raporton InLajmi.
Menaxherja e projektit në KDI, Diana Metushi-Krasniqi, tha se investimet strategjike po rrezikohen nga korrupsioni dhe politikat në vend.
“Analiza e KDI tregon se investimet strategjike rrezikohen nga korrupsioni. Analiza nxjerr të dhëna shqetësuese në dikasterin e energjisë elektrike të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë”.
“Organizatat joqerevitare rekomandojnë që qeveritë e tyre të jenë llogaridhënëse. Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet urgjentisht t’i trajtojnë rrjetet e ujërave të zeza të lumenjve”./InLajmi/