Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se filmi “Zgjoi” po vazhdon të na bëjë krenarë me suksesin e radhës, duke qenë se jemi edhe në prag të festave të fundvitit, përcjell InLajmi.
Sipas Haradinaj, suksesi ndërkombëtar i këtij filmi është lajmi i mirë për kinematografinë shqiptare.
Tutje ai i ka përgëzuar artistët dhe stafin mbështetës, që e kanë realizuar këtë film.
Madje ai i ka uruar edhe suksese edhe më të mëdha në të ardhmen mbarë komunitetit artistik.
Postimi i plotë i tij:
Zgjoi” na bëri krenar sërish, me suksesin e radhës në prag të festave të fundvitit.
Suksesi ndërkombëtar i këtij filmi, është lajm i mirë për kinematografinë shqiptare në përgjithësi.
Përgëzoj artistët dhe tërë stafin mbështetës, ekipin që e realizoi këtë film, ku paraqitet një periudhë historike e rëndësishme për vendin.
Duke uruar mbarë komunitetin artistik për këtë sukses të madh, ju dëshiroj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. /InLajmi/