Familja është bërthamë, të rriturit kryejnë role të përshtatshme me gjininë, çka siguron një shoqëri të qëndrueshme, fëmijët i mësojnë rolet gjinore nga prindërit ndërsa familjet janë “fabrika” që prodhojnë personalitete njerëzore, shkruan InLajmi.
Familjet e lumtura
Sipas sociologut, Talkot Parsons, ndarja midis punës së paguar dhe jetës së shtëpisë, fjala është për gratë që rrinë në shtëpi – është logjike, sepse gratë nga natyra janë më të kujdesshme. Kështu burrat sigurojnë bukën për familjen e kjo ndarje cilësohet e efektshme, sepse ka pas konkurrencë për të ardhurat familjare, duke mos u marrë me punët e paguara, gratë kanë mundësi t’i përkushtohen rritjes së fëmijëve dhe te merren me qëndrueshmërinë e personaliteteve të të rriturve. Për të pasur familje të lumtur përveç gatimit dhe pastrimit, ky rol kërkon administrim psikologjik, pra personi mendon së personaliteti nuk lind, po bëhet dhe familja është vendi i parë ku ndodhë një gjë tillë.
Fuqia e familjes bërthamë
Kjo ndarje e pastër e ruan shtëpinë nga bota e jashtme konkurruese, megjithëse, kur fëmija është gati, babai mund të sigurojë lidhjen midis botës së jashtme dhe shtëpisë, sipas këndvështrimit të Parsonit, familja bërthamë mund të shihet si forca qendrore e qytetërimit dhe thelbi i shëndetit moral të shoqërisë. Familja bërthame dikur është cilësuar si njësia tradicionale familjare, por tashmë pranohen edhe llojet e ndryshme të familjeve.
Përndryshe nënat janë të afta të përdorin lidhjet emocionale me fëmijët, duke dhënë drejtimin e duhur, për t’u bërë qenie shoqërore të socializuara.
Burimi:Libri i Sociologjisë