Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtes rreth rastit të bombës në Stacionin e Autobusave, përcjell InLajmi.
Zëdhënësia e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se kontrollat e njësive kompetente dhe nuk është gjetur asnjë mjet i dyshuar.
Ahmeti ka thënë se janë tërhëq nga ajo zonë.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si Lajmërim i rrejshëm”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/