Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur që janë duke punuar në prodhimin e hartave ushtarake, të realizuara nga Departamenti i Operacioneve dhe Stërvitjeve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Mehaj a thënë se që nga vizita që ka bërë sot ka përgëzuar departamentin për punën e deri tanishme në rikrijimin e Gjeografisë dhe Hartografinë Ushtarake, që këto kanë rol të rëndësishëm në stërvitjet ushtarake.
Tutje ai ka shtuar se hartat kanë rolin bazë në ushtri.
Postimi i plotë i tij:
Prodhimi i hartave të ndryshme tematike ushtarake si harta të zonave të stërvitjes ose harta të përgjithshme; Përpilimi i hartave speciale për operacione dhe ushtrime; si dhe Përgatitja e të dhënave të hartave për aplikacione të ndryshme softuerike, janë punët në proces që është duke realizuar Departamenti i Operacioneve dhe Stërvitjeve të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.
Nga vizita e sotme i përgëzova për punën e deritashme duke ju rikujtuar se Gjeografia dhe Hartografia Ushtarake luan rol shumë të rëndësishëm në çdo stërvitje dhe operacion ushtarak.
Në Ushtrinë tonë ato ofrojnë bazë të domosdoshme për planifikimin, aktivitetet e komandim – kontrollit, si dhe përbëjnë komponentë shumë të rëndësishme të shumicës së sistemeve moderne të armëve. /InLajmi/