Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë akuza të rënda kundrejt Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Kreu i AAK-së ka thënë në “Context”, në ATV se Liburn Aliu dhe ministria që ai drejton është ‘baba’ i korrupsionit dhe i tenderëve.
Të gjitha këto akuza Haradinaj i ka bërë kur ka komentuar rrugën Deçan-Plavë dhe deklaratat e ministrit Aliu.
“Liburn Aliu është baba i tenderëve në Kosovë, është baba i korrupsionit. 27 milionë që ua ka qit veriut për energji elektrike me i pas dërgu për rrugën ky, se Mali i Zi nuk është Kinë as Korea e Veriut, me ta është dashur të diskutohet vetëm një vendkalim kufitar”, ka thënë Ramush Haradinaj.
“Lartësia mbidetare është e njejtë në të dy anët, e kisha pyetur Liburnin pse nuk e morën në pyetje këtë në Beograd por Adriatik Kelmendin, a është ky më i besueshëm, apo si kaloi në Beograd. Ai shkoi atje dhe kaloi shumë mirë”, tha ndër të tjerash Haradinaj”.