Skandali me të dhënat e qytetarëve që po qarkullon në “WhatsApp”, ku tregohen identiteti, kartat e identitetit, pozicioni i punës dhe paga përkatëse ka ngjallur kureshtje edhe për emrat e njohur të ekranit shqiptar.
Nga 73.000 lekë të reja deri në një milion të reja janë pagat e personazheve të njohur të showbizz-it në këtë database.
Nuk dihet se si kanë rrjedhur këto të dhëna, por Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka deklaruar se do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori.
Arbana Osmani që drejton Big Brother VIP në Top Channel, sipas mediave në Shqipëri, paguhet rreth 8.100 euro në muaj, përcjell Klan Kosova.
Ndërkohë Bora Zemani, emër tashmë i njohur për të gjithë shqiptarët, merr rreth 2.600 euro për emisionin “Për’puthen” të cilin e drejton tash e 2 vjet.
