Me rastin e 32-vjetorit të themelimit të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha se, LDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyera historike dhe të paarritshme.
“Në vitin 1989 LDK-ja është themeluar nga një grup intelektualësh të shquar të kohës në krye me atin tonë themeltarë të LDK-së të shtetit të Kosovës Ibrahim Rugova”.
“Parti kjo që i ka prirë një procesi të madh që është kurorëzuar me lëvizjen çlirimtare, me lirinë e Kosovës e më pas edhe me pavarësinë e vendit”.
“LDK ka lënë gjurmë të pashlyera historike dhe të paarritshme dhe roli i LDK-së do të vazhdojnë në synimet tona veri-atlantike”.
Gjithashtu pas këtyre homazheve do të hapet ekspozita me fotografitë e Ibrahim Rugovës.
Kurse në ora 18:00 do të mbahet manifestimi qendror për shënimin e 32-vjetorit./InLajmi/