Kreu i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se dritat e festave të fundvitit janë ndezur edhe në Prizren, përcjell InLajmi.
Totaj ka njoftuar se tani çdo secili mund ta shijojë atmosferën në Sheshin e Lidhjes, me muzikë dhe program të pasur.
Postimi i plotë i tij:
Dritat e festave të fundvitit u ndezën dhe në Prizrenin tonë të bukur. Ju ftojmë ta shijoni dhe ju atmosferën çdo natë në Sheshin e Lidhjes, me muzikë e program të pasur.
Gëzuar! /InLajmi/