Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur së në qendër në trajtim mjekësor po trajtohen 42 pacientë, përcjell InLajmi.
Pacientët që po trajtohen janë 11 të konfirmuar më koronavirus ndërsa 31 të tjerë më post-Covid thuhet në njoftim.
Ndërsa nga numri i përgjithshëm i pacientëve 10 prej tyre janë më oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë duke u trajtuar.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
SHSKUK: 11 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 31 post-Covid
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, 11 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 31 post-Covid.
Nga numri i përgjithshëm të pacientëve, 10 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient /InLajmi/