Disa shkencëtarë mësojnë për botën nëpër laboratorë, por të tjerë ndërmarrin aventura për të mbledhur të dhëna dhe për të bërë vëzhgime në kushte nga më të skajshmet. Për të mësuar më shumë, disa shkencëtarë fluturojnë në zemrën e një uragani, durojnë muaj të tërë në të ftohtin e hidhur të Antarktidës, ecin të tërë në të ftohtin e hidhur të Antarktidës, ecin në një vullkan aktiv, zvarriten nëpër shpella të thella, zhyten në thellësitë e oqeanit, ngjiten në pemët e larta të pyjeve tropikale dhe kështu me radhë, ku ka diçka për të mësuar, atje i gjen edhe shkencëtarët, shkruan InLajmi.
Të nxehtë dhe të rrezikshëm,
Vullkanet janë shumë të rrezikshme nga afër, ndonëse kostumet mbrojtëse ofrojnë një mburojë kundër nxehtësisë dhe tymrave, ata nuk mund të shpëtojnë njeriun në rast shpërthimi, 2 vullkanologët më të famshëm të të gjitha kohërave, Moris dhe Katja Kraft, u vranë së bashku më 41 gazetarë ndërsa po filmonin në Malin Unzen në Japoni, në vitin 1991. Pa asnjë paralajmërim, vullkani shpërtheu një ortek gazi dhe hiri të përvëluar që i përfshiu ata brenda disa sekondash.
Ndjekësit e stuhive
Tornadot janë stuhi jashtëzakonisht të fuqishme, Hinkat e tyre vërtitëse të erës mund ta bëjnë copa një ndërtesë apo ta ngrenë një kamion në ajër, por ato janë të lokalizuara dhe shumë të shkurtra dhe rrallë zgjasin më shumë se 15 minuta, shkencëtarë si Chuck Doswell dhe Josh Wurman i ndjekin me shpejtësi të madhe tornadot që studiojnë, duke rrezikuar që të përfshihen dhe vetë nga stuhia. Ndjekja është kaq emocionuese, saqë shumë njerëz tani i ndjekin tornadot thjesht për qejf, po autoritetet kanë frikë se dikush mund të vritet.
Rreziku i oqeanit
Eksplorimi i oqeanit mund të jetë i vështirë dhe madje kërcënues për jetën, në sipërfaqen e ujit nuk ekziston vetëm rreziku i mbytjes, por gjithashtu edhe kërcënimi i një lëndimi serioz nga krijesa potencialisht vdekjeprurëse, si peshkaqenët, kandilat e detit dhe peshqit gur. Në thellësi më të mëdha, uji është brisk i ftohtë e sterrë i zi dhe trysnia e mjaftueshme për të shtypur një makinë. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel