Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me gjeneral Jasharin, vizituan Kampin Bondsteel, ku u pritën nga Komandanti i Grupit për Mbështetjen e Zonës, kolonel Matthew DiNenna, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se biseduan për thellim të bashkëpunimit përgjatë vitit 2022.
‘’Përveç tjerash, nga Kolonel DiNenna u njoftuam edhe me organizimin e kampit “Liya”, që është ngritur ekskluzivisht për akomodimin e refugjatëve afgan, para se të transferohen në vende të treta. Ndërlidhur me këtë, kolonel DiNenna shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e njësive të FSK-së në mbështetje të operacionit humanitar të NATO-s udhëhequr nga SHBA, për evakuimin e refugjatëve afgan’’, ka shkruar Mehaj.
Postimi i plotë i tij:
Sot, së bashku me gjeneral Jasharin, vizituam Kampin Bondsteel ku u pritëm nga Komandanti i Grupit për Mbështetjen e Zonës, kolonel Matthew DiNenna.
Përveç tjerash, nga Kolonel DiNenna u njoftuam edhe me organizimin e kampit “Liya”, që është ngritur ekskluzivisht për akomodimin e refugjatëve afgan, para se të transferohen në vende të treta. Ndërlidhur me këtë, kolonel DiNenna shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e njësive të FSK-së në mbështetje të operacionit humanitar të NATO-s udhëhequr nga SHBA, për evakuimin e refugjatëve afgan.
Gjithashtu, Kolonel DiNenna dhe bashkëpunëtorët e tij, na njoftuan për nivelin e bashkëpunimit me autoritetet vendore qendrore dhe lokale duke theksuar veçanërisht bashkëpunimin shumë të ngushtë me FSK-në.
Së bashku shprehëm besimin dhe vullnetin e natyrshëm që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në vitin 2022.
Festat e fundvitit janë moment i veçantë për të uruar, bashkë me falenderimin e madh, miqtë tanë amerikanë dhe gjithë forcave tona aleate të KFOR-it, që larg, si dhe me mallin për familjet e tyre, i shërbejnë vendit dhe qytetarëve tanë!
Së bashku veprojmë!
Së bashku festojmë!
Sê bashku jemi më të fortë!/InLajmi/