Këngëtari kosovar, Labinot Tahiri, ka kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që të ndihmojnë me para, fëmijët e shtrirë me leukemi në Pediatri, për t’i gëzuar për festat e fundvitit, përcjell InLajmi.
Labi ka shkruar se në kuadër të kësaj ndihmese prej jo më shumë se 2500 euro, fëmijëve do t’i dhurojnë rroba për fjetje dhe gjëra të cilat ju duhen sa janë të shtrirë në spital.
Ai tha se për shumën të cilën mund ta dhuroni, shkruani në komente në Facebook.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Po e bejmë nje aksion të radhës per femijet??
A jemi gati?
Pershendetje për ju qytetarë!
Uroj të jeni mirë,
Lajmrimi ka të bejë për nje ndihmë të vogël pêr 150 femijët e shtrirë në Pediatri atje në Prishtinë
Ne si fondacion se bashku me fondacionin “Rreze Paqe”, kemi vendosur që edhe kētë vit si gjithmonë për festat e fundvitit ti gezojmë edhe femijet të cilët janë me leukemi të shtrirë në Pediatri në Prishtine!
I lusim bizneset dhe qytetarët që kanë mundesi dhe deshirojnë të janë pjesë e kësaj iniciative me para, e cila nuk kushton me shumë se 2500 euro, për të ju dhuruar atyre femijve ; rroba per fjetje dhe gjera të cilat ju duhen sa janë te shtrirë ne spital, të më lajmrojnë e ti gëzojmë ata femijë
Po ashtu ne komente dhe tek unë në facebook, mund të tregoni shifrën se sa mund ti dhuroni për keta fëmijë me aq mundesi sa keni.
Afati është i shkurtër, deri diten e shtune, por e di se gjithmonë kemi treguar gadishmerinē tonë për femijet.
Pra le ta marrim aksionin nga ky moment.
Nr kontaktues:
0038344287468 Fitimi
Zoti ju bekoftë
Me dashuri dhe respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë./InLajmi/