Që prej kohëve të lashta, ngjarjet e pashpjegueshme klimatike kanë qenë vazhdimisht pjesë e përrallave biblike dhe atyre të folklorit, shpesh janë shpjeguar me anë të ndërhyrjes hyjnore në çështjet tokësore. Shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë shkaqet e vërteta të këtyre çudive dhe sot ka mundësi më të mëdha që ato të shpjegohen me sisteme të rralla, por krejtësisht të natyrshme, të motit, shkruan InLajmi.
Arti i reve, studimi i reve quhet nefologji dhe për shumë njerëz, nefologjia është më shumë art sesa shkencë, këto masa ajrore mbajnë pikëza uji apo kristale akulli dhe në varësi të kushteve të motit, mund të marrim trajta të çuditshme. Disa formacione të çuditshme reshë janë në formën e kërpudhës, kandilit të detit dhe gomës së makinës!
Aureola e Diellit, në të njëjtën kohë quhet edhe unaza diellore, ky fenomen i çuditshëm atmosferik shkaktohet nga kristalet e akullit në brendësi të reve të larta e të holla, kristalet pasqyrojnë dritën, duke e bërë atë të shkëlqejë në formën e një unaze dhe duke krijuar një ylber që duket sikur rrethon Diellin.
Shi peshqish e bretkosash, ndër shekuj janë treguar histori për gjëra të çuditshme, që binin nga qielli gjatë stuhive, këto ngjarje të pazakonta shkaktohen nga tornadot apo gjegjësisht e tyre në ujë të ashtuquajturat hinka uji, forcat erës i ngre kafshët, sidomos peshqit apo bretkosat, lart në ajër, i bart në një farë largësie dhe pastaj i lëshon gjatë stuhisë së shiut.
Hëna e kaltër, hëna mund të duket blu kur zjarret e pyjeve apo hiri vullkanik hedhin pjesëza të vogla në atmosferë, ku ato përzien më pikëza uji. Kjo përzierje mbartet nga erërat dhe përkthyen dritën e hënës duke shkaktuar formimin një mjegulle blu. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel