Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në në pikat kufitare, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të ministrisë gjendja aktuale në të gjitha pikat kufitare në Kosovë është e qetë.
Gjithashtu në bazë të këtyre të dhënave, në asnjërën nga pikat kufitare, pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta.
Derisa njëjtë është edhe në dalje të pikave kufitare, ku edhe daljet më të gjata janë deri në 10 minuta. /InLajmi/