Kreu i Alenancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me deputetët, Besnik Tahiri, Xhavit Zariqi e disa të tjerë, kanë vizituar kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se më Aliun kanë një traditë të përbashkët që kur Haradinaj ishte në qeverisje, e që edhe në këtë mandat të qeverisjes komunale në Ferizaj, AAK do jetë pjesë.
Haradinaj ka uruar Aliun për sukses dhe ka thënë qe është siguruar mbështetja e Alenacës si partner qeverisës.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me kolegët Besnik Tahiri, Xhavit Zariqi e të tjerë, vizituam kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Me Aliun kemi një traditë të bashkëpunimit që nga koha kur isha në krye të qeverisë, e Aleanca edhe këtë mandat do të jetë pjesë e qeverisjes komunale në Ferizaj.
I uruam suksese kryetarit Aliu dhe e siguruam për mbështetjen e vazhdueshme të Aleancës si partner qeverisës. /InLajmi/