I pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shprehur së çdo ditë e më shumë po ndihet krenar më punën që po bënë ndërmarrja publike “Higjena”, përcjell InLajmi.
Ai ka bërë të ditur se ndërmarrja sot është pajisur me makineri të tjera shtesë, për të rritur kapacitetet e punës, që ndërmarrja në fjalë të ngritët çdoherë e më lartë në kryerjen e shërbimeve për qytetarët.
Tutje ai ka thënë se do jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Deçanit.
Postimi i plotë i tij:
Çdo ditë e më shumë krenar me Punën e ndërmarrjes Publike “Higjiena”.
Nga sot ndërmarrja është pajisur edhe me makineri tjera shtesë për rritjen e kapaciteteve të punës, që ndërmarrja të ngritët në stadin me te lartë të mundshëm dhe të kryej shërbime sipas nevojave te qytetarëve.
Gjithmonë ne shërbim të qytetarëve të komunës sonë! /InLajmi/