Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka shpërndarë një tabelë me numrin e votuesve të regjistruar në disa vendbanime me shumicë shqiptare në Serbi, përcjell InLajmi.
Ajo ka pyetur se si mund t’u hiqen qytetarëve të drejtat e tyre themelore.
“Pasivizimi i shtetësisë serbe po vazhdon, siç e shfaq qartazi kjo tabelë. Kjo ndodh në rajonin e banuar kryesisht me shqiptarë në jug të Serbisë. Si dhe pse mund t’u hiqen qytetarëve të rëndomtë të drejtat e tyre themelore”, shkroi Von Cramon.
Von Cramon këto fjali i përcolli me një postim të një përdoruese tjetër të rrjetit social, të quajtur Flora Ferati-Sachsenmaier. E njëjta ka shpërndarë në ‘Twitter’ një tabelë ku rezulton rënien e numrit të votuesve të regjistruar në Serbi në krahasimin mes viteve 2012 e 2019 në vendbanimet: Gjylekreshtë, Kapit, Tupallë, Sijarinë, Sfircë, Rama Banjë, Stara Banjë dhe Gërbac./InLajmi/