Këngëtarja me famë botërore e me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe i dashuri saj Taika Waititi pritet të fejohen në Australi gjatë festave të Krishtlindjeve, pasi prindërit e Ritës ia dhanë bekimin, transmeton InLajmi.
Ata janë në lidhje për më pak se një vit, por burimet thonë se kambanat e dasmës po bien për Rita Ora dhe të dashurin e saj regjisor Taika Waititi, shkruan Daily Mail.
Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taikës bekimin për t’u martuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër.
Përndryshe dihet se Rita së fundmi ka shkuar në Australi me Taika për të filmuar sezonin 2022 të The Voice. /InLajmi/