I pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur së gjatë ditës së sotme janë promovuar 2 libra në Sallën e Asamblesë në Deçan, përcjell InLajmi.

Librat e promovuar janë të 2 kategorive, autor i të cilave është Izet Musaj.

E para është libri me titullin “Aftësimi i mësuesve të shkollës fillore, para shërbimit dhe në shërbim, në Komunën e Pejës me rrethinë (1913-1978)” ndërsa e 2-ta është “Krijime letrare për fëmijë dhe të rritur”.
Ramosaj në fund ka falënderuar autorin e veprave për kontributin e dhënë në edukimin e shumë brezave.
Postimi i plotë i tij:
Kemi promovuar sot, 2 libra nga autori prof.Izet Musaj, me tituj “Aftësimi i mësuesve të shkollës fillore, para shërbimit dhe në shërbim, në Komunën e Pejës me rrethinë (1913-1978)” dhe “Krijime letrare për fëmijë dhe të rritur”!
Faleminderit Profesor për kontributin e dhënë në edukimin e shumë brezave! /InLajmi/




















