Shefi i krimeve të rënda të Policisë së Kosovës, Agron Haziri, ka treguar se gjatë aksionit të zhvilluar gjatë ditës së sotme në Brezovicë, janë gjetur disa aparatura për prodhimin e kriptovalutave, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haziri përmes një konferencë për media.
Aparaturat janë gjetur në një shtëpi e që për të cilat pronari i shtëpisë nuk posedonte dokumentacion, që ato janë futur në territorin e Republikës së Kosovës ne mënyrë të ligjshme.
Tutje ai ka shtuar se është kontaktuar dogana e vendit, për verifikim të rastit dhe me pas janë sekuestruar aparaturat .
“Gjatë kontrollit janë gjetur në një shtëpi aparatura për prodhimin e kriptovalutave, për të cilët pronari nuk ka dhënë asnjë dokumentacion që ato janë futur në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të ligjshme, pastaj ne e kemi ftuar doganën që ta bëjë verifikimin dhe më pas i ka sekuestruar ato” ka thënë Haziri . /InLajmi/