Prezantuesja e emisionit “Big Brother Albanian Vip”, Arbana Osmani, ka treguar së fundmi se termi “Big Brother Vip”, është bërë termi më i kërkuar në “google” i vitit 2021 nga shqiptarët, përcjell InLajmi.
Tutje Arbana ka rikujtuar se ky emision nuk ka shumë kohë që ka filluar derisa ka treguar rezultate shumë të mira.
“Big Brother VIP” termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021Edhe ta mendosh që nisëm në tetor”, tha ajo
Emisioni “Big Brother Albanian Vip” është bërë një emision mjaft i ndjekur dhe i pëlqyer nga të gjithë shqiptarët dhe ka arritur një shikueshmëri mjaft të lartë.
Ndryshe rikujtojmë që ditë më parë aktori dhe banori i shtëpisë së famshme, Donald Veshaj është bërë personi më i kërkuar në “Google” për Shqipëri, i cili la pas edhe ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën. /InLajmi/





















