Ish-kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafi, ka reaguar sot pas djegies së flamujve gjatë protestës mbrëmjen e djeshme në Tiranë, përcjell InLajmi.
Mustafi ka thënë se sjellje të tilla janë të papranueshme pa marrë parasysh tensioneve që janë krijuar për situatën politike, shtetërore e atë rajonale.
Ai ka shtuar së qasje të tillë shqiptarët e Luginës së Preshevës përjetojnë pothuajse çdo ditë dhe është për tu gjykuar, ai ka theksuar faktin që në Luginë është e ndaluar më ligj përdorimi zyrtar i Flamurit Kombëtar.
Postimi i plotë i tij:
Aktet e tilla janë të pa pranueshme, pavarësisht frustrimit me situatën politike shtetërore a rajonale.
Një qasje të tillë, shqiptarët e Luginës së Preshevës po e përjetojnë në jetën e përditshme, që është për t’u gjykuar.
Madje jemi edhe komuniteti i vetëm në Ballkan që është i ndaluar me ligj përdorimi zyrtar i Flamurit Kombëtar. /InLajmi/