Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tani kudo në Kosovë mund të merrni dozën përforcuese dhe dozën e 3-të të vaksinës, përcjell InLajmi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë tregon se nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinës nëse nuk jeni vaksinuar tërësisht.
Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinimit dhe nuk jeni vaksinuar plotësisht.
Niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër COVID-19!
Kudo në Kosovë, ju tani mund të merrni edhe dozën përforcuese dhe dozën e 3-të! /InLajmi/