Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka bërë të ditur në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me prioritetet dhe objektivat për sistemin shëndetësor në Kosovë dhe strategjinë Legjislative të Ministrisë, raporton InLajmi.
Ai gjatë këtij takimi ka thënë se ka ardhur nga Amerika t’ia kthejë borxhin Kosovës, duke kërkuar përkrahjen e të gjithëve për të rregulluar sistemin e shëndetësisë duke iu siguruar qytetarëve trajtim me standard botërore.
“Ne jemi të gjithë në të njëjtën anë. Për të rregulluar shëndetësinë, për tu kujdesur për pacientin me standarde botërore”ka thënë Latifi.
Ai ka thënë se është kthyer pasi i ka borxh vendit me arsyetimin se po ikin specializantët dhe njëjtë ka vepruar edhe ai ka shkuar në Amerikë.
“Kam ardhur me ja kthyer borxhin Kosovës. Për arsye se po na ikin specializantë edhe unë kam shkuar në Amerikë. Jam i interesuar për me rindërtuar shëndetësinë”ka shtuar ai.
Latifi ka uruar që Ligji për shërbime shëndetësore të arrijë në kuvend.
“Ne kemi miratuar programin Qeverisës dhe në qendër të vëmendjes do të jetë pacienti. Edhe një Ligj për shërbime shëndetësore shpresojmë të vijë në Kuvend”ka theksuar Latifi. /InLajmi/