Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Banjë të Malishevës, është përfshirë një shtëpi nga zjarri, por që ende nuk dihen arsyet , përcjell InLajmi.
Sipas policisë, njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikëseve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Si pasojë e kësaj, janë lënduar 2 persona, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim.
Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fshati Banjë, Malishevë 20.12.2021-22:05.Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një shtëpi e banuar.
Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikëseve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarri. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 2 viktima, një mashkull dhe një femër kosovar-e të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti në procedurë hetimore./InLajmi/